ALPET

Alpet Albania

@alpetalbania

Tirane, Rr. Donika Kastrioti,pallati Tekno projekt,kati 3, Albania.
http://www.alpet.com.al/
Oil and Gas

Overview

About Alpet Albania

ALPET u krijua në vitin 2005 si një degëzim i kompanisë manjate turke ALPET, dhe pjesë e grupit të madh global AltinBas Holding. Që në fillimet e saj shoqëria ndoqi vlerat e kompanisë mëmë, duke ofruar cilësinë e parë në treg për klientët.

Sot ALPET nën drejtimin e një bordi të ri aksionerësh, e udhëhequr nën fokusin e cilësisë dhe standartit të lartë të produktit, me një staf profesional të përzgjedhur dhe të trajnuar nga kompania mëmë, ka kënaqësinë të njoftojë lançimin e brandit të mirënjohur të karburanteve ALPET në mbarë Shqipërinë.

E përqëndruar tashmë në efiçiencë dhe efektivitet, ALPET arriti të tërheqë ekspertët më të njohur të fushës së hidrokarbureve, dhe të mbledhë rreth saj punonjës të kualifikuar. Falë trajnimeve të herë-pas-herëshme të stafit, ALPET arrin të sigurojë për klientët korrektësi dhe profesionalizëm në shërbim.

Fleksibiliteti dhe shpejtësia në ofrimin e shërbimit në pikat e shitjeve me pakicë, dhe profesionalizmi dhe përkrahja e drejtueseve të departamenteve më kryesore të kompanisë, ndihmojnë kompaninë të qëndrojë gjithmonë pranë nevojave të klientëve. Shoqëria është vazhdimisht e angazhuar për të ndjekur hapat e teknologjisë më të fundit në tregtimin e hidrokarbureve, duke përkrahur në çdo nisëm zhvillimet e reja, veçanërisht në mbrojtje të mjedisit.

Fokusi i kompanisë për të ardhmen është arritja e perfeksionit në kombinimin e produktit dhe shërbimit në tregun e hidrokarbureve, duke siguruar vazhdimësinë e bashkëpunimit me klientët, dhe rritjen e pranisë në treg.

Misioni ynë
“Të plotësojmë kërkesat dhe nevojat e klientëve për cilësi të lartë dhe disponibilitet e shpejtësi në shërbim, duke u kujdesur në çdo hap për ndikimin në mjedis.”

Headquarters

Tirane, Rr. Donika Kastrioti,pallati Tekno projekt,kati 3, Albania.

Website

http://www.alpet.com.al/

Company Size

201-500 employees

Industry

Oil and Gas

Company Type

Privately Held

Founded

2006

Specialties

-

Posts